Vdes Murat Jashari atentatori i Azem Vllasit

Të Allahut jemi dhe te ai pa dishim do të kthehemi. Para pak çastesh ndrroj jetë axha jonë MURAT JASHARI- BACA!!Lavdi jetës dhe veprës tënde që e deshte kombin më shumë se vetenPër vorrimin ju njoftojm ….. ka shkruar një familjar i tij.

Shtatë anëtarët e organizatës  “Syri i Popullit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “përgatitje të veprave terroriste”dhe janë dënuar me 41vjet burgim.

Kjo organizatë drejtohej nga Murat Jashari i cili akuzohej për tentativë vrasjeje të avokatit të njohur Azem Vllasit i cili ka folur ekskluzivisht në Info Magazine.

Si e sheh ai dënimin që Gjykata i ka shqiptuar sot anëtarëve të organizztës “Syri i Popullit”?

“Vendimi i gjykatës ishte i drejtë, korrekt dhe i bazuar tërësisht në prova. Janë administruar gjatë shqyrtimit kryesor shumë prova, videoincizime, audioincizime, mbi më shumë se 10.000 faqe shkresa të ndryshme dhe janë dëgjuar afër 40 dëshmitarë. Si rezultat i kësaj është dhënë vlerësimi i gjykatës, gjetjet e gjykatës dhe vendimi për masa ndaj atyre që i shpall fajtorë”.