Vdes edhe një 64-vjeçar nga Gjilani në motel gjatë aktit me një 23-vjeçare, dyshohet se piu viagra për Shën Valentin, Shikone foton…..

Një person është gjetur pa shenja jete, në qytetin e Gjilanit.


Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësiteve policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Gazeta Online “Bota.live” ka mësuar nga burimet e saj brenda Policisë së Gjilanit se viktima i moshës 64-vjeçare është gjendur i vdekur në një hotel.

Viktima dyshohet se ka vdekur gjatë aktit seksual me një 23-vjeçare nga Shqipëria.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 64-vjeçari.