Tash e kemi kuptu qe Nana po shkon ne vende te kqija e po ben magji, i kemi gjet copa te rrobave tona te prera!

Pershendetje te gjitheve. Nese ben ta postoni kete histori anonim. Jam nje vajze 25 vjeç. Afer nje vit kam perfunduar studimet bachelor dhe kete vit dua te vazhdoj me studimet postdiplomike master. Kam qene po ashtu edhe bursiste cdo vit pasi mesoja shume dite e nate per kete profesion sepse e kisha enderr si femije qe te behem mesimdhenese.

Ne vitin e trete te studimeve u takova me nje mashkull i cili ishte 10 vite me i madh se une. Ishte i shkolluar, kishte perfunduar studimet e doktoratures dhe po ashtu edhe i punesuar. Ne ate kohe isha shume e merzitur dhe kisha probleme familjare jo vetem une por edhe vellau e motra ime me te medhenje se une pasi qe une jam e vogla ne shtepi. Babin e kam nje person te mire kurse nena eshte nje person shume nervoz nuk ka deshire qe une dhe motra ta gjejme dike dhe te martohemi xhelozon shume kur te dalim diku dhe e shtin babin cdo gje per ne. Nuk kemi aspak liri edhe ta gjejme dike nga ajo plus e kemi kuptuar tash vone qe po shkon neper vende te keqija dhe po ben magji i kemi gjetur ne shtepi copa te rrobave tona te prera dhe jemi shokuar. Kur e njoftova kete person thashe zoti ma paska derguar sepse isha shume ne gjendje te keqe nga nena dhe filluam te flasim dhe te takohemi pasi edhe ne pamje u pelqyem shume. Ai me tregoi shume gjera per jeten e tij dhe per familjen e tij e sfidat qe i kishte pasur ne jete ishte i sinqert. Me tregoj qe ishte i divorcuar nga ish gruaja e tij sepse kishte pasur shume probleme me te dhe i kishte dy femije nje vajze 9 vjec kurse djali 7.

Ne fillim nena i kishte mbajtur nje kohe ne kujdes derisa e kishte marr kujdestarine e femijeve me gjyq. E kisha te veshtire ta pranoja kete gje sepse nuk kisha qene asnjehere e fejuar as e martuar isha beqare. Por aq shume u pershtata me te dhe aq shume me perkrahte edhe ne studime dhe filluam ta donim njeri tjetrin e pranova ashtu. Kjo lidhje zgjati 2 vite dmth qe 2 vite jemi bashke. Por une per probleme familjare qe i kisha nuk i kisha treguar dhe ky filloj edhe te behej xheloz po ashtu viberin tim e kishte instaluar ne tel e tij dhe i kishte kuptuar te gjitha prob dhe telashet familjare dhe me tha pse nuk e ke hap zemren me mua une te kam treguar cdo gje. I thash me fal por nuk kam mundur sepse jam ndjere keq. Jam lenduar shume qe e ka bere kete gje te viberit sepse po ndihem tash sikur nuk me beson me. Qe 3 muaj flasim shihemi me pak por ky nuk heq dore nga une. E dua edhe une por nuk di si te veproj tash. Me ka njoftuar ne fillim edhe me familjen e tij po ashtu edhe me femijet te gjithe e dijne per ne pervec familjes time. Dua keshilla nga ju pa ofendime si te veproj a te marr vendim ta zyrtarizoj te flas me prinderit e mi sepse e di qe ndoshta nuk do te me perkrahin per te per arsyje te kaluares se tij apo te largohem nga ai dhe te vazhdoj jeten. Motra dhe vellau me kritikojne me thone e dime qe eshte djal i mire por ti je e re dhe ke jeten perpara nuk duhet ta marresh kete me femije sepse do te kesh probleme me femije ndoshta me vone. Se di si te veproj jam shume keq dhe e merzitur. Kam nevoje per keshilla. Zoti ju ndihmoft te gjitheve.