Shkup: Dënohen tre shqiptarë me burg të përjetshëm, pa asnjë provë…. dhe shumë të tjer po kalben në burgjet sllavo-maqedone

Një gjykatë në Shkup i dënoi me burg të përjetshëm tre të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të para nëntë vjetëve në rrethinat e Shkupit. Dy të akuzuar të tjerë u dënuan me 15, përkatësisht nëntë vjet heqje lirie për veprën e cilësuar si terrorizëm. Por, avokatët dhe familjarët thonë se gjykata po dënon njerëz të gabuar.