Shikoni ftyrën e vërtet të Mimozës Kusarir-vlerësime të larta për Thaçin, akuzon Kurtin se e teproi me Ndërkombëtarët /VIDEO

Çka do të thoshte Mimoza Kusari – Lila po t’i kërkohej të përshkruante Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin? Kryetarja e Alternativës që ka shërbyer në shumë funksione pushteti në fakt kishte bërë përshkrime të tilla në vitin 2017.

Po ashtu, Kusari Lila e vlerëson Thaçin për rolin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si dhe për angazhimin në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Ndërkooooohëëë, Kusari-Lila që ka mbrojtur Kurtin nga akuzat e LDK-së për sjellje anti-amerikane dhe dëmtuese për vendin, më 2017 e bënte edhe vetë një kritikë të tillë.

“Konsideroj që z.Kurti ka shku pak larg me qasjen e tij ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë,” dëgjohet duke thënë ajo.
Po ashtu, ajo kundërshton Kurtin duke e quajtur qasjen e tij në lidhje me procese të ndryshme si jorealiste. Veç kësaj ajo ka kontestuar edhe metodat që ka aplikuar Vetëvendosje për të ardhur në pushtet.
Për më shumë keni videon e mëposhtme

Ajo ka vallzuar edhe para Gaddafit