Serbia mobilizon ushtrinë dhe i kërkon ndihmë Rusisë: Ushtarët e Sami Lushtakut nuk i mundim vetë

Me të dëgjuar këngën e kënduar në një odë diku në Drenicë, “T`fala Parisit pluma Beogradit, jem ushtarë të Sami Lushtakut”, Serbia menjëherë është mobilizuar për t’u mbrojtur. 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur Këshillin e Sigurisë dhe menjëherë ka mobilzuar ushtrisë që të rrijë në gjendje gatishmërie. 

“Nuk mund të na zë në befasi ndonjë sulm surprizues i ushtarëve të Sami Lushtakut, kur ne e dijmë shumë mirë sesa të rrezikshëm dhe trima janë ata burra”, ka thënë Vuçiq. 

Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i kërkuar ndihmë edhe presidentit të Rusië, Vladimir Putinit, që të dërgojë disa ushtarë në rast të ndonjë sulmi. 

“I nderuari z.Putin, ju tashmë e dini se sa të fortë janë ushtarët e Sami Lushtakut, andaj nuk besoj që ka nevojë për më shumë shpjegim se na duhet ndihma jote, në një kohë kur ata na kanë qu t’fala. Kur të qojnë ushtarët e Sami Lushtakut të fala ti e din fort mirë se çka mundet me ndodhë”, thuhet në letrën e Vuçiqit dërguar Putinit. /LAJM SATIRIK