SELEFISTAT Themelojn Bashkësi Fetare Selefiste, Qëllimi Shqiptart ti bëjn me Mjekrra dhe Arab (VIDEO)

Xhemal Jakupi, themues i Bashkësisë Islame Selefije “Dar el-Hadith” në një prononcim për Tv Klan Maqedoni thekson se regjistrimi i kësaj bashkësie nga ana e tyre është bërë në mënyrë që të mund të ushtrojnë siç thotë ai aktivitetin e tyre fetar në mënyrë legale.

Jakupi pranon bashkësia që ka themeluar ai është paralele me institucionin që përfaqëson islamin në Maqedoni, Bashkësinë fetare islame të Maqedonisë.

Regjistrimi i këtij subjekti fetar nxiti reagim të ashpër të BFI-së e cila e vlerësoi këtë regjistim në kundërshtim me ligjet përkatëse dhe e quajti paralelizëm në institucionit kushtetues të Bashkësisë Fetare Islame.