Rrahje brutale e mërgimtarve në Suharek /VIDEO

Një aksident trafiku mes dy veturave ka qenë shkak i një përleshjeje fizike mes disa personave.

Rasti ka ndodhur sot në qytetin e Suharekës.

Një qytetar ka treguar se dy vetura me tabela të huaja janë aksidentuar dhe pas aksidentit personat janë përleshur mes vete.

Në pamjet e dërguara nga qytetari shihen duke u përleshur me grushte e duke u goditur me një shufër.

Nuk dihet nëse ka të arrestuar apo të lënduar në këtë incident.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: