Ramush Haradinajt me ministrat e Maqedonisë, gjuajnë edhe me kallash hajn edhe pula /VIDEO

U raportua se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka mbledhur në kullën e tij në Gllogjan të Deçanit ministrat e Maqedonisë së Veriut.

Media mëson se të ftuar në këtë “festë” në kullën Haradinaj janë të gjithë ministrat shqiptarë të Qeverisë në Maqedoni.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se pavarësisht pandemisë kjo nuk i ka penguar liderit të AAK-së, të mbledhë njerëz në konakun e tij.

Ndërsa inFokus ka siguruar edhe pamje nga kulla ku po mbahet kjo “nejë” e organizuar nga Haradinaj, ku nuk mungon ushqimi e pijet e madje sipas këtij burimi që festa të jetë edhe më atraktive ata kanë gjuajtur edhe me kallashë.

Image