Persona me uniformë të ushtrisë së Serbisë hyn në Kosov

Disa serbë të Leposaviqit të veshur me uniforma të ushtrisë serbe kanë nderuar disa viktima të pushtetit bullgar në Toplicë.

Bashkë me ta ishin edhe përfaqësues të komunës së Leposaviqit që vendosën kurora me lule pranë monumentit.

Për këtë ngjarje ka shkruar Lista Serbe që tha se “Kryengritja e Toplicës u ngrit kundër okupatorit bullgar dhe ishte kryengritja e parë në Evropën e atëhershme të skllavëruar”.

“Kremtimi i Kryengritjes së Toplicës ka qenë një pjesë integrale e Programit Shtetëror për Shënimin e Përvjetorëve të Ngjarjeve Historike të Luftërave Çlirimtare të Serbisë që prej gjashtë viteve më parë, dhe këtë vit po organizohet nga Qendra Kulturore “Sava Decanac” në Leposaviq”.