Vrasje e dyfishtë në Prishtinë/VIDEO

Dy persona dyshohet se janë vrarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Në momentet e fundit, Isa Mustafa shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së: s’mujn mi kry do punë rinia

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prosor doktor akademik Isa Mustafa, ka befasuar kur të dielën në mëngjes ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së në Kuvendin që do të mbahet sot pasdite. 

Pas një nate të gjatë pa gjumë, Isa Mustafa ka fiqiruar gjatë tri kandidaturat për kryetar të partisë, Lutfi Haziri, Lumir Abdigjiku dhe Besian Mustafa, dhe ka ardhur në përfundim që nuk është mirë me ja lon partisë rinisë. 

“Për shkak se shumë procese nëpër të clat po kalon Kosova, nevojitet një mendje e një politikani me përvojë, dhe normal nevojitet edhe mendimi dhe bashkëpunimi a.k.a votat e LDK-së, atëherë nuk mundem t;ia lë disa punë rinisë. Duhet t;i përfundoj vetë”, ka thënë Mustafa. 

Isa Mustafa ka falendëruar tre kandidatet për fushatën e tyre, duke komplimentuar paraqitjet televizive, por tash, ka ardhë koha, sipas tij, që të flasim seriozisht, andaj kandidatura e tij vjen si një shpëtim për LDK-në. Suksese./LAJM SATIRIK

Skender hyseni fillon perleshjet me Agim Veliun ne selin e LDK-se /VIDEO

Rreth 350 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.

Në garë për të parin e LDK-së delegatët e kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së edhe ndonjë kandidatë tjetër të shpallë kandidaturën.

Video Humoristike duke ironizuar Skender Hysenin e vogël me Agim Veliun e madh.

Opozita dhe Presidenti i Shqipëris dëshirojn të organizojn PUÇ ushtarak/VIDEO

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiake dhe është futur me forcë në zyrat e FRD, pasi bashkia Tiranë i kërkoi këtij subjekti që të lirojnë zyrat.

Meta i ka dalë në mbrojtje drejtuesit të FRD-së, Sali Shehu, i cili thotë se ky vendim i Bashkisë së Tiranë ka një prapavijë politike. “Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në video.

Ndërkohë pas daljes nga selia e FRD, Meta kërcënoi policët, duke iu thënë “kujdes se përfundoni nën këpucët e shqiptarëve.”

E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht.

Nëse e shihni këtë Person lajmërone Policin e Kosovës menjëhere, është tepër i…..

Kërkesë për bashkëpunimPejë, 12 mars 2021 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është: ALI (Mehmet) MORINA i lindur me 04.08.1993 nё fshatin Dresnik- Klinë.I akuzuari është i kërkuar për veprat penale:-“HYRJE NE SISTEMET KOMPJUTERIKE”-“KANOSJE”-“LENDIM I LEHTË TRUPOR”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:-192 dhe 080019999 (pa pagesë)-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

Bëhet me fëmijë: Jam e virgjër s’kam bërë seks

Nicole Moore zbuloi se po priste një fëmijë por ajo u shtang.

Por kjo nuk ishte për shkak se ajo kishte harruar të pinte kontraceptivin, por se ajo ishte vërtetë e virgjër.

20-vjeçarja nga Portsmouth, Hampshire, vuante nga një problem në organin gjenital.

Kjo do të thotë që edhe përpjekja për të vënë një tampon mund ta linte atë shtatzënë.

Alma Lama: Sikur Zvicra, njëjtë edhe Kosova duhet të ndalojë mbajtjen e burkës dhe të islamit?

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Alma Lama, ka komentuar vendimin e Zvicrës për ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në ambiente publike.

Ajo u shpreh se të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë edhe Kosova, shkruan Gazeta Express.

“Ne Diten Nderkombetare te Gruas vlen te theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas ne vendet publike. Te njejten duhet te beje edhe Kosova”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Zvicra do të ndjekë rrugën e Francës, Belgjikës dhe Austrisë për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësira publike.

“Nga Sulejman bëhet Dushan”, 24-vjeçari nga Kosova u konvertua në sllavo-ortodoks

Dushan Obrenoviq, 24 vjeçar i lindur nga një martesë e përzier shqiptaro-boshnjake, lindi me emrin Sulejman Muratoviq, por që zgjodhi të përqafojë besimin ortodoks.

Mediat serbe i dhanë vëmendje të madhe pasi ai mori pjesë në liturgjinë për ipeshkvin serb Atanasij të Hercegovinës dhe Zahumjes, i cili vdiq nga koronavirusi.

Dushani u bë i njohur për publikun e gjerë në Serbi, në vitin 2018, kur kaloi në ortodoksi.

“Unë nuk kam kaluar në besimin ortodoks vetëm jam kthyer, pasi paraardhësit tanë ishin ortodoksë”, citohet të ketë thënë ai.

Ali Ahmeti: Albin Kurti është produket serb, nuk i duhet Kosovës.

Ali Ahmeti: ‘Albin Kurti është produket serb, nuk i duhet Kosovës.’
Në intervisten e dhënë për televizionin shqiptar ‘ORA’, Ali Ahemti ka krittikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ahmeti tha se Albini është produket serb dhe nuk i duhet Kosoves.
‘Kurti është produket serb që punon dhe vepron në Kosovë për interesa të Serbis, dmth Albini merrë porosi nga Vuciq për popullin e Kosovës.’/Portali Arena

Richard Grenell publikon një foto ku prezanton vetën si ushtar të UÇK-së

sh-ambasadori amerikan në Gjermani, dhe i dërguari i posaqëm i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, që tashmë është analist amerikan i ngjarjeve në Kosovë, ka publikuar një tëeet për nder të Epopejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe ka bërë publike një fakt që askush nuk e dinte. Richard Grenell ka qenë edhe ushtar amerikan në UÇK. 

“Sot në këtë ditë kur kujtohet rënia heroike e Familjes Jasharaj në Prekaz, dhe sulmet makabre të policisë serbe, dua të ju njoftoj me një fakt që asnjëherë se kam bërë publik sepse skam dashur që të mburrem ose ta përdori luftën për të arritur suksese në skenën politike, siç kanë bërë shumë bashkëluftëtar të mi”, shkruan Grenell. 

Më më pas ai shtuar se ai ka qenë ushtar i batalionit “USA-UÇK” që ka luftuar në Zonën Operative të Malishevës. 

“Sot në këtë ditë, e kujtoj me mall komandandin tim, Komandant Çelikun”, ka shkruar Grenell.