Pacolli: Po më shajnë në rrjetet sociale ata që i kam ndihmu

Në një postim të tij, Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka shkruar se në platformat e tij mediatike, ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverse keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke përdorur gjuhën e urrejtjes e përcjellë me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.

“Këtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre. Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë. Vetëm sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera”, ka shkruan mes tjerash, Behxhet Pacolli.

Ai ka sulmuar edhe Portalin tanë kinse lajme fake kemi shpërndar dhe ka harruar të lexoj se bëhet fjal për lajm Satirik.