Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton e merr vaksinen falas

Biznesmeni që i ka honger të gjitha foret e krejt politikanëve në Kosovë, duket se hyrjen në një listë me LDK-në nuk e ka parë si të mjaftueshme për të marrë vota. Për të qenë 100% i sigurt se do të marrë mjaftueshëm vota që të bëhet deputet, dhe kësisoj të mos bëhet horë para krejtve, ai ka përdorur kokën e biznesmenit, dhe ka bërë një investim sesi ti bind qytetarët për ta votuar, normal përpos planprogramit për qeverisje. 

Biznesmeni miliarder ka vendosur që të blej 100 mijë vaksina kundër COVID-it,  dhe tua shpërndajë atyre që do ta votojnë. Për këtë arsye, ai ka vendosur që vaksimini të ndodhë me 14 shkurt në Ditën e të Dashuruarve. Aksioni i vaksinimit eshte titulluar “Nje vaksine nje vote”

Me 100 mijë vaksina, nëse vetëm 20 për qind e tyre, pernjëmend e votojnë, Pacolli siguron karriken e deputetit. /LAJM SATIRIk