Opozita dhe Presidenti i Shqipëris dëshirojn të organizojn PUÇ ushtarak/VIDEO

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiake dhe është futur me forcë në zyrat e FRD, pasi bashkia Tiranë i kërkoi këtij subjekti që të lirojnë zyrat.

Meta i ka dalë në mbrojtje drejtuesit të FRD-së, Sali Shehu, i cili thotë se ky vendim i Bashkisë së Tiranë ka një prapavijë politike. “Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në video.

Ndërkohë pas daljes nga selia e FRD, Meta kërcënoi policët, duke iu thënë “kujdes se përfundoni nën këpucët e shqiptarëve.”

E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht.