“Nikolla Gruevski posedon televizion T7 në Kosovë”, dalin dokumentet

Ish zv.kryeministri i Kosovës dhe zyrtari i lartë i VV-së, Haki Abazi, në një status në Fejsbuk ka aluduar se pas televizionit kosovar T7 qëndron ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

“Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit! Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij”, shkruan Abazi.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar themeluesi i T7, Berat Buzhala.

“Mos fol se i tham Dardan Molliqajt e te rrehe 😛 Shume domethanese kjo pjesa per televizionin e Stanishiqit dikur, e ka fjalen per Klan Kosoven, edhe po flet ne kohen e shkuar. Pra, problemi nuk qenkerka me Devollet, sic pretendohej, por me Batonin. Cka ka kah arkivat nojsen?”, ka shkruar Buzhala në Fejsbuk.