“Nga Sulejman bëhet Dushan”, 24-vjeçari nga Kosova u konvertua në sllavo-ortodoks

Dushan Obrenoviq, 24 vjeçar i lindur nga një martesë e përzier shqiptaro-boshnjake, lindi me emrin Sulejman Muratoviq, por që zgjodhi të përqafojë besimin ortodoks.

Mediat serbe i dhanë vëmendje të madhe pasi ai mori pjesë në liturgjinë për ipeshkvin serb Atanasij të Hercegovinës dhe Zahumjes, i cili vdiq nga koronavirusi.

Dushani u bë i njohur për publikun e gjerë në Serbi, në vitin 2018, kur kaloi në ortodoksi.

“Unë nuk kam kaluar në besimin ortodoks vetëm jam kthyer, pasi paraardhësit tanë ishin ortodoksë”, citohet të ketë thënë ai.