Në momentet e fundit, Isa Mustafa shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së: s’mujn mi kry do punë rinia

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prosor doktor akademik Isa Mustafa, ka befasuar kur të dielën në mëngjes ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së në Kuvendin që do të mbahet sot pasdite. 

Pas një nate të gjatë pa gjumë, Isa Mustafa ka fiqiruar gjatë tri kandidaturat për kryetar të partisë, Lutfi Haziri, Lumir Abdigjiku dhe Besian Mustafa, dhe ka ardhur në përfundim që nuk është mirë me ja lon partisë rinisë. 

“Për shkak se shumë procese nëpër të clat po kalon Kosova, nevojitet një mendje e një politikani me përvojë, dhe normal nevojitet edhe mendimi dhe bashkëpunimi a.k.a votat e LDK-së, atëherë nuk mundem t;ia lë disa punë rinisë. Duhet t;i përfundoj vetë”, ka thënë Mustafa. 

Isa Mustafa ka falendëruar tre kandidatet për fushatën e tyre, duke komplimentuar paraqitjet televizive, por tash, ka ardhë koha, sipas tij, që të flasim seriozisht, andaj kandidatura e tij vjen si një shpëtim për LDK-në. Suksese./LAJM SATIRIK