Mësuesi me koronavirus hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton /VIDEO nga kërcimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Pedagogu i shkencave të natyrës në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtati i banesës së tij.

Burime për MAPO bëjnë me dije se 65-vjeçari, Jakov Oga i infektuar me Covid është hedhë nga ballkoni, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte pedagogu duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Oga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht nga zhurma ka dyshuar se është grabitje por e pas rezultoi se pedagogu Oga në kushte të rënduara psikologjike për shkak të Covid-19 kishte tentuar të vetëflijohej.