Maja e Qyqavicës do të quhet maja e Grenellit

Pasi kohëve të fundit ka dal në pah se Liqeni i Ujmanit mund të quhet shumë shpejtë Liqeni Trump, nga Qeveria kanë bërë me dije se janë duke e përgaditur një befasi për emisarin special të presidentit Trump për dialogun Richard Grenell.

Sipas burimeve të Bota.live brenda Qeverisë së Kosovës, Maja e Qyqavicës do të quhet Maja e Grenellit.

Se sa do të gjejë përkrahje në Qeveri ky propozim mbetet të shihet në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

Lajm Satirik