Kush ia vodhi bakllavat Albin Kurtit?

Ditë më parë ish Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shpërndau bakllava për policët e Kosovës, anipse të njëjtit sa ishte në opozitë i quante më të këqinj se policët e Serbisë e i gjuante me gurë e koktej molotovë.

Mirëpo, kjo nuk është më e keqja! Tash që Albini është në pushtet i takon t’i ëmbëlsojë e t’i marr me të mirë policët. E keqja është se kur Albini, në luftë kundër korrupsionit e hajnisë, e bëri analizën e numrit të bakllavave e numrit të policëve i doli se dikush prapa shpine ia ka vjedhur disa copa të bakllavës.

Dhe dyshimet e para pa mëdyshje ishin tek ish-pushtetarët. Madje kur dikush i tha se e ka parë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë Ramush Haradinajn, ai u bind plotësisht se ai mund t’ia ketë vjedhur bakllavat.

Por gojëkëqinjtë nuk ndalen kurrë: Ata po deklarojnë me bindje se e kanë parë vetë Haki Abazin duke i fshirë buzët në afërsi të ngjarjes.

Megjithatë, hetimet për këtë ngjarje të shëmtuar vazhdojnë!