Informatat e para për tragjedinë: Fillimisht ndodhi vrasja pastaj vetëvrasja, Arsyeja «Dashuria» ndërmjet këtyre dy personave

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri që besohet se është përdorur në këtë rast.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekës”, ka deklaruar policia.