Hyseni: Në Amerikë m’pat hup telefoni, kur e gjeta e pash që m’kish thirrë Grenelli

Koordinatori për bisedime Skender Hyseni ka vizituar Amerikën gjatë kësaj jave, arsyeja e vizitës së tij u tha të jetë bashkrendimi i veprimeve me administratën e Donald Trump respektivisht me të dërguarin e Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mirëpo nga informacionet brenda Ldk-së bëhet e ditur se Skender Hyseni para një muaji kur ishte në Amerikë i kishte humbur telefoni, dhe para disa ditësh e lajmruan se i’a kanë gjetur telefonin, andaj kjo ishte arsyeja që ai shkoi në Amerikë.

‘Kur e morra telefonin, e pash që më kish qu ‘Të lutem më thirr’ Richard Grenell, unë nuk kisha shumë kohë, andaj e thirra në telefon dhe biseduam shkurtimisht’ – i ka thënë Hyseni, burimit të Pishpirikut brenda Ldk-së./Lajm SATIRIK