Endrit Thaçi kanidat për deputet? Ky është lajmi i fundit që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, nuk është në dijeni nëse i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, është propozuar si kandidat për deputet në listën e këtij subjekti.

Megjithatë Gjoshi, deklaroi në Info Magazine, që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Endrit Thaçi do të mirëpritej në PDK, sikurse secili që do të jepte kontribut për të mirën e shoqërisë.

”PDK ndjek një procedurë goxha demokratike të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave. Jemi parti që vazhdimisht jemi reformuar dhe ripërtërirë”.