E rëndë: Kosovari rrah nënën dhe e përzë nga shtëpia – ajo përfundon në spital

Të enjten është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë rrahur nënën e tij, dhe më pas ta ketë përzënë nga shtëpia atë dhe vëllanë e vet.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllanë”, thonë Policia tutje.

Rasti ka ndodhur në Klinë dhe për të është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili pas intervistimit ka vendosur që ta dërgojë në mbajtje për dy ditë.