Driton Selmanaj:Nëse Unë Bëhem Kryatar LDK-Ja Do Ti Fitojë Zgjedhjet E Ardhëshme Parlamentare

Driton Selmanaj antarë i kryesisë në LDK,sipas disa informatave brenda nga LDK do të jetë njëri nga kandidatët për kryetarë të kësaj partie.

Ndryshe, 355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme.

Me datë 14 mars, nga të gjitha komunat në Kuvend zgjedhor do të mblidhen për të dhënë votën e tyre, derisa, atë ditë zyrtarisht do të dihet edhe kush janë pretendentët për të udhëhequr subjektin më të vjetër politik në Kosovë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.