Drenicës i del Flaka, Çka po ndodh atje:Bekim Jashari poston videon e Lushtakut duke folur për familjen Jashari/VIDEO SPECIALE

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se Sami Lushtaku ka vazhduar me shpifje e ofendime ndaj tij.

Ai thotë se sa ka respekt Lushtaku për familjen e tij dëshmohet nga ofendimet e tij për këtë familje, madje Jashari ka bashkangjitur edhe një video ku dëgjohet duke folur Lushtaku.

“I keq është ai që me paratë e popullit pasurohet në luftë dhe pas saj”, ka shkruar Jashari.

. S Video më poshtë ka përmbajtje fyese dhe kërkoj falje që detyrohem të bashkëngjes, me qëllimin e vetëm që ta shohin të gjithë se cila është fytyra e vertetë dhe niveli i Samiut.