Diaspora po voton me të madhe me shpresen që ma s’kanë nevojë me qu para

Një studim i kryer nga Instituti për Studimin e Gërrnaqave, ka zbardhë arsyen pse diaspora po voton me të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjithë kishim menduar se arsyeja pse diaspora po vendosë me votu me të madhe, është sepse e duan ndryshimin, por studimi ka treguar se në fakt, ata po votojnë që ta shpëtojnë vetën. 

“Duke qenë se diaspora është lodhur duke dërguar para, dhe me ardhjen e Albin Kurtit, diaspora shpreson që një herë e mirë, dhe përfundimisht do t’i jap fund kohës kur ata dërgojnë para për familjet e tyre në Kosovë”, nisë studimi i financuar nga Zyra Gjermane për Çudira nga Shqiptarët. 

Sipas këtij studimi, që në fokus ka arsyen pse diaspora këto zgjedhje po voton me të madhe, del se nga 10 mijë gërrnaqa të intervistuar, 90 për qind e tyre, shpresojnë shumë që Alpin Kurti dhe Vjollca Osmani do ta ndreqin situatën në Kosovë, brenda 3 muajve, dhe kur shacat të vijnë për pushime në verë, ata nuk do të kenë nevojë që të paguajnë për të gjithë në Kosovë, pushime verore, Red Bulla, dasma dhe kanagjeqe dhe normalisht syneti. 

“Alpini dhe Vjollca na kanë than që ktu ka mu bo mirë edhe krejt kanë me marrë pare, si në Suedi, edhe pak me kombinim si në Gjermani, dhe krejt kanë me pas pare”, ka thënë një nga të intervistuarit në studim.