Deutsche Telekom bllokon numrat e KQZ-së nën dyshimin se ishte Call Se..x Center

Mbi 200 mijë thirrjet telefonike të realizuara nga KQZ-ja brenda një jave në drejtim të Gjermanisë, duke i thirrur diasporën që të regjistrohen si votues në Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, ka alarmuar Sigurimin Sekret të Gjermanisë. 

Sipas një konference që ka mbajtur të premtën në mëngjes, Angela Merkel, tregohet se kjo agjenci shtetërore, e ka lajmëruar menjëherë Ministrinë e Telekomunikacionit në Gjermani duke e alarmuar fillimisht se po ndodhte ndonjë hackim nga Rusia. 

Më pas situatën në dorë e kanë marrë ekspertët e telekomunikimit në Gjermani të cilët kanë hetuar se çka po ndodhë, pse kaq shumë thirrje nga Kosova. Pas një jave, me mbi 200 miëj thirrje telefonike,  Ministria e Telekomunikimit në Gjermani, ka marrë vendim që të bllokojë numrat e KQZ-së nën dyshimin se bëhej fjalë për ndonjë Call Center ilegale në Kosovë. 

“Ne kemi informacione se shumë shqiptarë që jetojnë këtu kanë hapur biznese si Call Center në Kosovë. Ato shesin gjithçka përmes telefonatave. Duke parë se thirrjet vinin nga Kosova, ne menduam se bëhej fjalë për ndonjë Call Center. Kërkojmë falje KQZ-së nuk e kemi ditur, por ma mirë me u rujt se me të hi rusi”, ka thënë Merkel në konferencë për media./LAJM SATIRIK