Avdullah Hoti rastësisht pushton Majën e Gjeravices, e kupton vetëm kur i tregojnë këshilltarët

Qetësia si karakter dhe fokusi si profesion, i kryeminsitrit në detyrë dhe atij në ardhje, Avdullah Hoti, ka dalë në sipërfaqe të mërkurën, kur gjatë një vizite në Brezovicë, Hoti vendosi të bëjë një ecje vet. Normalisht për shkak të përgjegjësisë institucionale, Hotin e kanë ndjekur nga pas, pa e shqetësuar kryeminsitrin në detyrë, sigurimi dhe dy këshilltarë. 

Ecja e Hotit ka zgjatur 8 orë dhe ka përfunduar në Majën më të Lartë në Kosovë që gjendet në Komunën e Brezovicës. Këshilltarët e Hotit të ciëlt kanë arritur në lokacion dy orë me vonesë, dhe me veturë, kur kanë mbërritur në Maje i kanë treguar Hotit, se ke pushtuar Majën më të Lartë në Kosovë. 

“z.Hoti si në befasi na tha, oooh ja pse ndihem paksa i lodhur por me plot energji. Majet pushtohen lehtë por është e rëndësishme të mbahet dinamika, e ecjes”, na tha zoti Hoti, shpjegon roja i tij. 

Një nga këshilltarët që ka shkuar ta marrë ishte Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Kulturës. Hoti dhe Dumoshi janë kthyer me një teleferik nga Maja më e lartë e Kosovës. 

Pas kthimit në Brezovice, Hoti shpjegoi për gazetarët se “gjatë ecjes ai ishte i fokusuar në Buxhetin 2021-2022 dhe kalkulimet e memorizimi i tyre ia ka humbur rendesine ecjes dhe lodhjes”.