Ish-kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Alma Lama, ka komentuar vendimin e Zvicrës për ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në ambiente publike.
Ajo u shpreh se të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë edhe Kosova, shkruan Gazeta Express.
“Ne Diten Nderkombetare te Gruas vlen te theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas ne vendet publike. Te njejten duhet te beje edhe Kosova”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Zvicra do të ndjekë rrugën e Francës, Belgjikës dhe Austrisë për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësira publike.