“Albin Kurti nuk do të mund të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme!”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas vendimit të Gykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshme të votës së deputetit Etem Arifi.Miftaraj shkroi në rrjetin social facebook se vendimi i Kushtetueses ka një hile të madhe.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, deklaroi Miftaraj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe.