A do ta përdorte Ardit Gjebrea trupin e vajzës së tij si tavolin për ngrënie?

E vogla e shtëpisë së Ardit Gjebreas dhe Anilës, Anna, është sot vajza e ditëlindjes.

Koha po kalon shpejt dhe Anna është kthyer tashmë në një zonjushë të vogël, e cila feston ditëlindjen e dymbëdhjetë.

Në një nga episode e emisionit të Ardit Gjebreas këtë të dielë, janë përdorur disa vajza si tavolina ku shërbenin për të mbajtur ushqimin e të ftuarve meshkuj, shkruan Periskopi.

Kjo ndodhi në njërën nga pjesët e emisionit. Për këtë veprim, kanë shpërthyer një sërë reagimesh. Një nga to është edhe ai i Fjolla Spancës.

Ajo shkruan:

Trupi asht nder te Dhanunat Hyjnore qe tek ne vjen si amanet! Trupi asht cdo rrenqethje qe na e rrotullon zemren kur tinez vjedhet a dhunohet mishi jone. Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshem dhe merr e jep sinjale diftuese te Frymes sone!

S. #ArditGjebrea nuk ta kisha uru qe me e pa vajzen tande n’ate pozicion! (si balerinat) AMA emisionit tand i uroj me zemer sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbyllte. Sa ma shpejt!!!